Tragjedia në Bullgari, turistët ishin kryesisht shqiptarë!

Nga deklarata e Ministrit të Punëve të Jashtme, Bujar Osmani mësohet se turistët e aksidentuar në Bullgari, janë kryesisht shqiptar.
Ai ka bërë të ditur se udhëtarët kanë shfrytëzuar fundjavën e zgjatur që ka vlejtur vetëm për shqiptarët në Maqedoninë e Veriut, pasi 22 Nëntori – Dita e Alfabetit Shqip është ditë jo pune për komunitetin shqiptar.
“Disa informacione të paverifikuara thonë se ka pasur mbi 10 fëmijë që kanë vdekur dhe të tjerët janë çifte të reja që kanë qenë për fundjavën e zgjatur që e kemi pasur në Maqedoninë e Veriut pasi të hënën nuk punohej, ishte dita e Alfabetit Shqip dhe qytetarët fundjavën e zgjatur e kanë shfrytëzuar që të mund të lëvizin”, tha Osmani para mediave bullgare, transmeton TV21.

Back to top button