Presidentja Osmani të enjten do t’i adresohet Kuvendit të Kosovës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të enjten do t’u adresohet deputetëve të Kuvendit.
Në njoftimin e lëshuar nga Kuvendi i Kosovës bëhet e ditur se adresimi i Presidentes do të jetë me fillim nga ora 9:30.
“Të enjten, më 15 dhjetor, presidentja Vjosa Osmani i adresohet Kuvendit. Konform Kushtetutës, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, të enjten, më 15 dhjetor 2022, në orën 9:30, do t’i drejtohet Kuvendit të Republikës së Kosovës”, bëhet e ditur në njoftim.
Osmani do t’i drejtohet Kuvendit sipas obligimit kushtetues, që e detyron presidentin të dalë para deputetëve së paku një herë në vit.
“Neni 84, paragrafi 30 i Kushtetutës së Republikës së Kosovës përcakton se presidenti i Republikës së Kosovës, së paku një herë në vit i drejtohet Kuvendit të Kosovës përkitazi me fushëveprimtarinë e tij. Rrjedhimisht, duke u bazuar në Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe praktikave të deritanishme, ju njoftoj që si presidente e vendit, jam e gatshme t’i drejtohem Kuvendit të Republikës së Kosovës gjatë muajit dhjetor, në një datë të përshtatshme për të cilën dakordohemi paraprakisht”, thuhet ndër të tjera në letrën e kabinetit të Osmanit drejtuar Kuvendit./21Media

Back to top button