Presidentja për marrëveshjen: Reciprocitet e barazi

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar pas marrëveshjes së sotme për dokumentet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Osmani ka theksuar se liria e lëvizjes ështe themeli i shoqërive demokratike e i vlerave evropiane dhe ka shtuar Republika e Kosovës çdo ditë e më shumë po kontribuon në paqe dhe stabilitet.
“Reciprocitet e barazi. Falenderime Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian për rolin e tyre mbështetës. Do të vazhdojmë pandalshëm angazhimin drejt njohjes reciproke.”, është shprehur Osmani përmes një shkrimi në Facebook.
Ndryshe, Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme, Josep Borrell ka bërë të ditur se Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshje për dokumentet identifikuese. Në një postim në Twitter ai ka shkruar se Serbia ka vendosur të pranojë dokumentet kosovare, me këtë rast duke u hequr pengesat për lëvizje të lirë për kosovarët./21Media

Back to top button