Presidentja sllovene Pirc Musar e quan akt të neveritshëm dhe qyqar sulmin në kanalin Ibër-Lepenc
Presidentja e Sllovenisë, Natasha Pirc Musar, ka reaguar pas sulmit të së premtes me eksploziv ndaj kanalit Ibër – Lepenc duke e quajuur akt të neveritshëm.
Përmes një postimi në platformën “X” Pirc Musar ka thënë se është e bindur se autorët do të gjenden dhe do të dalin para drejtësisë.
“Çdo sulm ndaj civilëve në çfarëdo forme është një akt i neveritshëm e qyqar dhe sabotimi i infrastrukturës kritike civile që furnizon popullin e Kosovës me ujë të pijshëm nuk është asgjë më pak se kaq”, ka shkruar presidentja sllovene.
Ajo është shprehur e bindur është e bindur se autorët e këtij akti do të gjenden dhe do të dalin para drejtësisë./21Media