Pretendimet e Abazit për rastin Dehari, deklarohet ministrja Haxhiu

Gashi: Kemi bërë kërkesë në Prokurori për marrjen në pyetje të Abazit
Avokati i familjes së Astrit Deharit, Tomë Gashi, ka reaguar pas deklaratës së deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazit, se ekzistojnë video-incizime që dëshmojnë zhdukjen e mostrave të Astrit Deharit. Ai tha se kanë paraqitur kërkesë për marrje në pyetje të Abazit nga Prokuroria.
Ai ka thënë se Abazi ka borxh ndaj Astrit Deharit dhe obligim ligjor që të dëshmojë dhe t’i dorëzojë të gjitha provat që ai pretendon se i ka në prokurori e që kanë të bëjnë me rastin e zhdukjes së mostrave biologjike dhe të gjakut të Astrit Deharit.
“Z.Haki Abazi dorëzoi provat në Prokurori! Pas prononcimeve të deputetit të Republikës së Kosovës z.Haki Abazi, kam paraqitur kërkesë në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës për marrjen në pyetje të tij në cilësinë e dëshmitarit. Z. Haki Abazi e ka borxh ndaj Astrit Deharit dhe e ka obligim ligjor që të dëshmojë dhe t’i dorëzojë të gjitha provat që ai pretendon se i ka në Prokurori e që kanë të bëjnë me rastin e zhdukjes së mostrave biologjike dhe të gjakut të Astritit, të cilat janë zhdukur nga Instituti i Mjekësisë Ligjore në Prishtinë e që për zhdukjen e tyre është bërë e ditur para 2 muajve. Deputeti z. Abazi ka deklaruar se ka bërë një hulumtim dhe se sipas tij ekzistojnë video-incizime me të cilat ‘dihet qarte se kush ka hyrë tek frigoriferi’ në Institutin e Mjekësisë Ligjore. Askush nuk mund të intervistohet para se të intervistohet z.Haki Abazi”, ka shkruar Gashi.
Deputeti i LVV-së, Haki Abazi ka thënë sot se ekzistojnë video-incizime ku shihet se kush i ka zhdukur mostrat e Astrit Deharit. Për këto të fundit, ai tha se duhet të merren në pyetje nga Prokuroria kryeministri Albin Kurti, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, Dejona Mihali, Nazlie Balaj dhe Flutura Goga – Bajrami.
Pretendimet e Abazit për rastin Dehari, deklarohet ministrja Haxhiu
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu u deklarua  lidhur me pretendimet e deputetit Haki abazi se ekzistojnë video – incizime ku shihet se kush i ka zhdukur mostrat për rastin Astrit Dehari.
Ajo për RTV21 tha e ka njoftuar prokurorin lidhur me rastin.
“duke pasur parasysh që kjo është një çështje jashtëzakonisht e ndjeshme po ashtu ka vëmendjen e opinionit publik dhe është jashtëzakonisht e rëndësishme që të zbardhet e vërteta menjëherë kam njoftuar kryeprokurorin e shtetit me deklaratat e tij me qëllimin që te njoftohet Prokuroria Speciale se siç jeni në dijeni në kohën kur ne kemi raportuar për zhdukjen e mostrave të Astrit Deharit dhe me ketë rast është marrë Prokuroria Speciale dhe presim që dëshmitari i radhës ne ketë rast të jetë deputetit Haki Abazi për faktin se deklaratat e tilla janë jashtëzakonisht serioze dhe duhet ta jap dëshminë pranë Prokurorisë Speciale, “ tha Haxhiu për RTV21
“Unë po ashtu njoftova se Prokuroria Special ka thënë se do ta thërras si dëshmitar deputetin Haki Abazi. Unë uroj që deputeti të mos fshihet prapa imunitetit ta tij por qa të bashkëpunoj me institucionet e drejtësisë për ta zbardhur të vërteten.”, shtoi ajo

Prokuoria Speciale fton për intervistim Haki Abazin pas pretendimeve rreth zhdukjes së mostrave të Deharit
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës,  ka bërë të ditur se do ta ftojë për intervistim deputetin Haki Abazi pas deklaratave që i bëri sot në një konferencë për media.
“Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, njofton opinionin publik se ka dëgjuar me vëmendje deklaratat e deputetit të Kuvendit të Kosovës, Haki Abazi, dhënë sot për media, dhe se i njëjti së shpejti do të ftohet për intervistim”, thuhet në njoftim
Kryeprokurori Isufaj pas pretendimeve të Haki Abazit: Të hënën do ta intervistojmë Albin Kurtin
Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj ka thënë se Kurti e Haxhiu do të intervistohen qysh të hënën rreth këtyre pretendimeve të Haki Abazit se ekzistojnë video-incizimet ku shihet se kush i ka zhdukur mostrat e aktivistit Astrit Dehar
Isufaj ka thënë se kjo do të ndodhë në ditën e ardhshme të punës.
“Nëse ka thënë ashtu, ne nëser do ta intervistojmë Kurtin e Haxhiun. Në fakt të hënën, meqenëse nesër nuk është ditë pune, menjëherë në ditën e ardhshme të punës, do t’i i ntervistojmë.” – ka thënë Isufaj për Nacionale.
Isufaj poashtu ka thënë se pas dhënies së deklaratave nga Abazi, ky i fundit do të ftohet nga Prokuroria për Intervistim.
“Nëse ka thanë se ka informata, natyrisht se do ta intervistojmë. Kuzhdo që thotë se ka informacione, ai ka me ardhë më dëshmu,”- tha Isufaj.
Ndërkohë, rasti i zhdukjes së mostrave të Deharit nga frigoriferët e IML-ë, ende po hetohet nga Prokuroria.
“Nuk mundem me komentu asgjë, rasti është nën hetim, tha Isufaj
Abazi thotë se ekzistojnë video që tregojnë kush i zhduki mostrat e rastit Dehari
Haki Abazi, deputet i Lëvizjes Vetëvendosje ka deklaruar se kryeministri Albin Kurti ka propozuar shkakrimin e tij nga posti i kryetarit të Komisionit Parlamentar për Punë të Jashtme.
Sipas tij, arsye për këtë vendim është që “kryeministri mendon se do të bëhet pjesë e atyre që duan ta rrëzojnë”.
Ai ka shtuar se nuk është për rrëzim të Qeverisë, por ka thënë se nuk dëshiron të bëhet cak i askujt për “dështimet epokale të dy vjetëve të fundit”.
Abazi po ashtu tha se ekzistojnë audioincizime të cilat tregojnë  se kush i ka zhdukur mostrat e rastit Dehari.
“Audioinzicimet konfirmojnë diskutimin ndërmjet Saranda Bogujevcit, Mimoza Kusarit dhe Dojona Mihajlit për ngulfatjen e zërit të deputetëve përbrenda parlamentit. Videoincizimet janë ato të cilat ju duhet t’i kërkoni për të konfirmuar se kush ka zhdukur mostrat e rastit Dehari”, u shpreh ai.
“Shkarkimi im është minor kundrejt borxhit që kemi për ta sqaruar se çfarë ka ndodhur me rastin Dehari dhe si është e mundur që në pushtetin e LVV-së të zhduken mostrat e Astrit Deharit dhe kryeministri Kurti të mos e thotë asnjë fjalë të vetme për këtë gjë. Për ne as si shoqëri as si qytetarë e as si deputet nuk mund të rrijmë të heshtur përballë një procesi të këtillë dhe ne duhet të gjithë ta kryejmë punën që na takon për ta zbardhur këtë çështje deri në fund”, tha ai.
Më tej i bëri thirrje Haxhiut që ta kryejë punën e saj.
“Porosia ime për ministren Albulena Haxhiu është të kryejë punën e saj si ministre, e para qytetarëve dhe deputetëve, ajo mbrëmë deklaroi se grupi parlamentar ka vendosur të bëhet shkarkimi im, kjo është një gënjeshtër e pastër, nuk ka vendim nga GP për shkarkimin tim”, tha ai.

Back to top button