Prezantim unik i veshjeve për vjeshtë 2021-22

 
Në këtë periudhë pandemie kur një radhë ngjarjesh në botë vazhdojnë të realizohen në mënyrë digjitale për shkak të pandemisë, marka e veshjes Marques’ Almeida zgjodhi që me koleksionin e saj të jetë sa më kreative. Pikërisht kjo edhe tërhoqi vëmendjen e dashamirëve të koleksioneve të saj.
Disenjatorët e kësaj marke e cila është portugeze, prezantuan koleksionin e ri vjeshtë-dimër 2021-22 në urën “516 Arouca”, që ndodhet në rajonin Paiva River, që vlerësohet të jetë ura më e gjatë në botë për këmbësorë.
Modelet ecën nëpër urën e cila ka 516 metra gjatësi, e 175 metra lartësi.
Ajo që e bëri këtë koleksion të veçantë, veç prezantimit në një ambient madhështor si ky, është se disenjatorët e krijuan atë nga materiale të hedhura, shumë prej tyre të riciklueshme, siç është plastika e oqeaneve.
Java e modës në Portugali kësaj radhe u realizua e tëra në mënyrë digjitale. Ajo u organizua në mars e prill. Disenjtorët xhiruan prezantimin e veshjeve paraprakisht dhe ato do t’i transmetojnë në kohë të caktuar./21Media

Back to top button