Prezantohet platforma online për nxjerrjen e certifikatës së gjendjes penale

Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGjK) sot ka prezantuar platformën online të Sistemit Qendror të Evidencës Penale për nxjerrjen e certifikatës së gjendjes penale.
Kryesuesi i KGjK-së, Albert Zogaj lansimin e kësaj platforme e ka konsideruar storje suksesi.
Sipas tij, kjo plaformë është ndër investimet më kapitale të BE-së të investuar në sistemin e drejtësisë në Kosovës.
Zogaj tha se tashmë kanë fshirë mbi 60 mijë qytetarë nga evidenca penale por që këto të dhëna janë të qasshme për institucionet e sigurisë dhe drejtësisë kurdo që nevojitet.
Ushtruesi i detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi tha se kjo platformë online për të nxjerr certifikatën e gjendjes penale është shumë e rëndësishme dhe është rezultate i një bashkëpunimi shumë të mire të institucioneve të drejtësisë, sigurisë dhe partnerëve ndërkombëtar.
Kelmendi u shpreh se nga sot ata qytetarë qe me vite kanë pritur me për të siguruar një evidence qendrore penale tashmë kjo është lehtësuar.
Ushtruesi i detyrës të udhëheqësit të Zyrës së BE-së në Kosovë, Johannes Madson tha se kjo platformë online që mundëson nxjerrjen e certifikatës së gjendjes penale është hap madhor për sundimin e ligjit në Kosovë.

Back to top button