Prezantohet raporti ekonomik për Ballkanin Perëndimor

Numri më i ri i Raportit të Rregullt Ekonomik

Zyra e Bankës Botërore në Kosovë organizon sot nga ora 10:00 një konferencë për medie ku do të prezantojë numrin më të ri të Raportit të Rregullt Ekonomik për Ballkanin Perëndimor.

Prezantimi i raportit do të bëhet fillimisht nga Drejtoresha e Bankës Botërore për Ballkanin Perëndimor, Linda Van Gelder, nëpërmjet video-lidhjes nga Zyra e Bankës Botërore në Vjenë dhe më pas nga zyrtarë të tjerë të Bankës Botërore në rajon.

Prezantimi i raportit do të bëhet njëkohësisht në të gjitha zyret e Bankës Botërore në rajon.

Raporti i Rregullt Ekonomik për Evropën Juglindore prodhohet dy herë në vit nga ekonomistët në Praktikën Globale për Makroekonomi dhe Menaxhment Fiskal të rajonit Evropë dhe Azi Qendrore të Bankës Botërore.

Back to top button