Prezantohet uniforma e ekipit olimpik të Kosovës

Komiteti Olimpik i Kosovës sot ka prezantuar uniformën e ekipit olimpik të Kosovës, të cilët do të marrin pjesë në Lojërat Olimpike “Tokio 2020”.
Kjo uniformë do të bartet nga lojtarët dhe trajnerët gjatë parakalimt dhe prezantimit zyrtar të ekipit të Kosovës në Tokio.
Me këtë rast, kryetari i KOK-ut, Ismet Krasniqi ka deklaruar se uniforma përmban simbole dardane dhe ilire, Hyjnesha në fron dhe Vrapuesja e Prizrenit .
Krasniqi ka shtuar se ngjyrat që e përbëjnë fanellën janë kaltër, kaltër e mbyllur dhe e bardhë.
Ndryshe, Kosova do të përfaqësohet me 11 sportistë në Lojërat Olimpike “Tokio 2020”.

Back to top button