Prigozhin: Marshi në Moskë ishte protestë, jo grusht shteti

Kreu i Wagner Group, Yevgeny Prigozhin ka thyer heshtjen e tij, duke lëshuar një mesazh audio 11-minutësh, ku ai pretendon se ka iniciuar “marshimin e drejtësisë” të së shtunës drejt Moskës si një protestë dhe “jo për të rrëzuar qeverinë e vendit”. ”

Ai tutje ka shtuar se “Civilët dolën të na takojnë me flamuj rusë dhe emblema të Wagnerit, ata u gëzuan kur arritëm dhe kaluam pranë tyre”.

Prigozhin ndër tjera tha se “Rrugës nuk vramë asnjë ushtar. Për një ditë ishim vetëm 200 kilometra larg Moskës”.

Back to top button