Osmani shpall fitoren, i kërkon Taravarit ta pranojë humbjen

(Lajm i përditësuar)

Taravari: Në zgjedhjet parlamentare do të dalin shumë më shumë shqiptarë

Pas rezultatit zgjedhor në Maqedoninë e Veriut, Arben Taravari ka cilësuar fushatën e VLEN-it si demokratike.

Ai thotë se në zgjedhjet parlamentare do të ketë dalje më shumë të shqiptarëve.

“Më vjen keq që BDI nuk deshi të koordinohej me ne për president shqiptar”, ka shkruar ai në Facebook.

”Fushata jonë ishte demokratike. Vazhdojmë përpara edhe më të bashkuar. Ne kemi Vlera, ne jemi VLEN. Më vjen keq që BDI nuk deshi të koordinohej me ne për president shqiptar. Ata preferuan të manipulojnë, me vota joshqiptare. Por manipulimeve do t’u vijë fundi në 8 maj. Dihet se në zgjedhjet parlamentare shqiptarët do të dalin shumë më shumë, kundër çdo pazari. Bashkë, pa hile, me vendosmëri!”, ka shkruar tutje Taravari.


Pendarovski: Fillojmë nga zero

Kandidati i LSDM-së, Stevo pendarovski deklaroi se gara vazhdon dhe se që nesër do të filloj të prezantoj konceptin e tij.

Ai në një deklaratë për media tha se nesër do të filloj nga zero. Ndërkohë që iu bëri thirrje të gjithë atyre që sot nuk e realizuan të drejtën e votës, atë ta bëjnë më 8 maj.

“Fillojmë nga zero, fillojmë nga fillimi dhe në këto 20 ditë do të promovoj konceptin time në të cilin thellë besojë. Inkurajoj qytetarët të cilët sot nuk dolën në këtë raund të zgjedhjeve, i inkurajoj që të dalin dhe të votojnë më 8 maj, ku pres një jehonë dhe më të madhe të votuesve”, tha Pendarovski.

 

Në Maqedoninë e Veriut janë numëruar mbi 77 për qind të votave, nga ky numërimi po prinë kandidatja e VMRO-së, Gordana Siljanoska me 39,64%, pas saj vjen kandidati i LSDM-së stevo Pendarovski me 19,32%.

Pas tij është kandidati i Frontit Evropian Bujar Osmani me 14,38% dhe pas tij është kandidati i VLEN Arben Taravari me 10,20%.


Kasami: BDI është fajtore pse shqiptarët nuk arritën të dërgojnë kandidat shqiptar në raudin e dytë

Bilall Kasami në një konferencë për media akuzoi BDI për blerje të votave duke thënë se VLEN është fitues legjitim në këto zgjedhje. Ai shtoi se VLEN në zgjedhjet e 8 majit do të fitoj.

Ai shtoi se BDI është fajtore se shqiptarët nuk arritën të dërgojnë një kandidat shqitpar në raundin e dytë.


Numërohen 75,68% të votave, ja sa vota kanë kandidatët shqiptar për president

Nga numërimi i 75,68 për qind të votave në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve, Stevo Pendarovski deri tani ka siguruar 130.153 vota, Gordana Siljanovska Davkova 266.560 vota, Bujar Osmani 97.016, Arben Taravari 69.340 vota. Maksim Dimitrievski 57.005 vota, Stevço Jakimovski 5.520 vota dhe Biljana Vankovska 29.844 vota.


Osmani porosi Taravarit: Me dinjitet të pranohet humbja por edhe fitorja

Bujar Osmani kandidat për president nga Fronti Europian ka dërguar porosi kundërshtarit të tij Arben Taravarit nga VLEN duke theksuar se

“Arben pavarësisht goditjeve të ulëta patëm një fushatë të ndershme dhe fer që me dinjitet sot të pranohet humbja dhe poashtu dhe fitorja. Vullneti i popullit është ai që përcakton karierat tona. Duhet të pranojmë këtë vullnet por edhe mesazhin që e dërguan sot shqiptarët dhe gjitha komunitetet tjera”, u shpreh Osmani.

 


Bujar Osmani: Shpall fitore të thellë me mbi 40 mijë vota

Bujar Osmani përmes një konference shpalli fitoren e Frontit Europian në Maqedoninë e Veriut, që siç tha, fitore të thellë me 40 mijë vota diferencë.

Osmani tha se që kanë shënuar fitore pothujase në çdo komunë, transmeton TV21

“Kemi shënuar fitore në çdo komunë të vendit. Jegunovcë, Haraçinë, Vrapçishtë, Studeniçanë, Likovë, Bogovinjë, Zhelinë, Gazi Babë, Bërvenicë, Dollnen, Resnjë, Strugë, Çashkë, Zelenikovë, Ohër dhe fitore në Tetovë, Saraj, Manastir, Çuçer Sandevë, Veles, Kërçovë, Karposh, fitore në Gostivar, Krushëvë, Kumanovë…në Çair, Qendër, Dibër gjithandej në Republikë, fitore e thellë e Frontit Evropian”, deklaroi Osmani

Një numër i madh i simpatizuesve të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) janë grumbulluar sonte në sheshin “Skënderbeu” në Shkup për të festuar.

Mes të pranishmëve janë edhe Artan Grubi dhe Nazim Bushi.


Prin Siljanovska me mbi 197 mijë vota, ja sa vota deri tani kanë kandidatët shqiptarë për president

Sipas përditësimit të fundit të Komisioni Shtetëror të Zgjedhjeve, Stevo Pendarovski deri tani ka siguruar 97.592 vota, Gordana Siljanovska Davkova 197.741 vota, Bujar Osmani 81.748, Arben Taravari 59.591 vota.

Maksim Dimitrievski 42.296 vota, Stevço Jakimovski 4.997 vota dhe Biljana Vankovska 23.472 vota.

Back to top button