Princi Harry: Bota është e bashkuar me Ukrainën

Gjatë fjalimit në ceremoninë e hapjes së Lojërave Invictus në Holandë, Princi Harry ka thënë se “bota është e bashkuar” me Ukrainën.

“Ju e dini se ne qëndrojmë me ju. Bota është e bashkuar me ju dhe ju meritoni më shumë”, i tha ai turmës së mbledhur të shtunën.

Skuadrës ukrainase iu dha leja e posaçme nga presidenti Volodymyr Zelensky për të konkurruar në garën për veteranët ushtarakë të plagosur.

Gjithashtu në Lojërat, Dukesha e Sussex Meghan Markle foli për praninë e ekipit ukrainas në këtë ngjarje, duke thënë se iu desh shumë “si fizikisht ashtu edhe emocionalisht” që çdo konkurrent të arrinte në Holandë, “jo më pak për ekipin e Ukrainës, me të cilin jemi të gjithë”./21Media

Back to top button