Princi i Jordanisë heq dorë nga titulli

Princi Hamzah bin Hussein, ish-trashëgimtari i fronit të Jordanisë, ka thënë se po heq dorë nga titulli i tij i princit.
Princi Hamzah tha se “bindjet e tij personale” nuk ishin në përputhje me “metodat moderne të institucioneve tona”.
Princi është djali i katërt i mbretit të ndjerë Husein dhe gjysmëvëllai më i ri i mbretit Abdullah.
Ai u vu në arrest shtëpie vitin e kaluar pasi akuzoi liderët e vendit për korrupsion, paaftësi dhe ngacmim, transmeton rtv21.tv.
Në mars, Jordania botoi një falje të nënshkruar nga Hamza dhe duke i kërkuar falje gjysmëvëllait të tij, mbretit Abdullah.
“Pas asaj që kam dëshmuar vitet e fundit, kam arritur në përfundimin se bindjet e mia personale që babai im më ka rrënjosur dhe të cilat jam përpjekur shumë në jetën time t’u përmbahem, nuk janë në përputhje me qasjet, trendet dhe metodat moderne të institucioneve tona. Nga çështja e ndershmërisë te Zoti dhe ndërgjegjja, nuk shoh gjë tjetër veçse të kapërcej dhe të braktis titullin princ. Kam pasur nderin e madh t’i shërbej vendit tim të dashur dhe njerëzve të mi të dashur gjatë viteve të jetës sime. Do të mbetem siç kam qenë gjithmonë dhe sa të jem gjallë, besnik ndaj Jordanit tonë të dashur”, tha Hamzah në një deklaratë të postuar në Twitter të dielën./21Media

Back to top button