Princi i kurorës së Arabisë Saudite bën thirrje për përfundimin e luftës në Gaza

Princi i kurorës së Arabisë Saudite, Mohammed bin Salman (MBS) bëri thirrje për përfundimin e luftës në Gaza dhe fundin e “zhvendosjes së detyruar” të palestinezëve.

“Ne theksojmë nevojën për të ndalur këtë luftë dhe zhvendosjen e detyruar të palestinezëve”, tha ai në fjalimin e tij në samitin Saudi-Afrikë në Riad të premten.

“Ne dënojmë atë që po përjeton Rripi i Gazës në aspektin e agresionit ushtarak, shënjestrimin e civilëve dhe shkeljet e vazhdueshme të ligjit ndërkombëtar humanitar nga autoritetet okupuese izraelite”, shtoi ai.

Ai ka thksuar nevojën për të krijuar kushte për kthimin e stabilitetit dhe vendosjen e paqes./21Media

Back to top button