Princi Leka: Taktikat e destabilizuese të Moskës dhe Beogradit rrezikojnë pasoja të paparashikueshme

Princi i Shqipërisë, Leka i dytë, ka reaguar lidhur me situatën në veri të Kosovës.
Ai ka thënë se po e sheh me shqetësim situatën atje.
Përmes një postimi në Twitter ka thënë se taktikat destabilizuese të Moskës dhe Beogradit rrezikojnë pasoja të paparashikueshme.
“Po e shoh me shqetësim situatën në veri të Kosovës. Taktikat e orkestruara destabilizuese të Moskës dhe Beogradit rrezikojnë pasoja të paparashikueshme. Dënoj sulmet e bandave kriminale ndaj gazetarëve, EULEX-it dhe civilëve. Një reagim stoik dhe kthimi i sundimit të ligjit është rruga e vetme”, ka shkruar Princi Leka./21Media

Back to top button