Prindërit e Rita Orës po pushojnë në bregdetin shqiptar

Prindërit e këngëtares kosovare, me famë ndërmkombëtare, Rita Orës kanë zgjedhur që pushimet verore këtë vit t’i kalojnë në bregdetin shqiptar.
Nëna e Ritës, Vera ka bërë të ditur se ajo me bashkëshortin e saj po pushojnë në Sarandë, shkruan rtv21.tv
Ajo po tregohet mjaft aktive në rrjete sociale, ku po publikon pamje të shumta nga pushimet. Ajo sot ka publikuar pamje të bukura, përmes së cilave ka zbuluar se kanë vizituar Syrin e Kaltër./21Media

Back to top button