Prioritet e Rektorit të ri të UP-së

 

Naser Sahiti është zgjedhur rektor për katër vjetët e ardhshëm në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”.

Sahiti ka marrë shtatë vota të Këshilli Drejtues të UP-së, duke mposhtur dy kundër kandidatët, Faton Berisha dhe Blerim Rexha. Ky i pari mori vetëm dy vota, ndërsa asnjë votë nuk iu besua të dytit. Ndërkohë i tërë procesi që zgjati rreth katër orë u konsiderua transparentë dhe pa asnjë ndikim politik.

Rektori i sapo zgjedhur u zotua se nuk do të lejojë asnjë ndërhyrje politike në mandatin e tij, derisa theksoi se prioritet do të ketë përmirësimin e cilësisë në mësimdhënie dhe asaj infrastrukturore në UP.

“Prioritet kanë të bëjnë kryesisht me mësimdhënie përmirësimin e cilësisë, ngritjen e aktiviteteve shkencore dhe përmirësimin e infrastrukturës në Universitetin e Prishtinës. Por gjitha këto me një transparencë maksimale dhe llogaridhënie gjithë sektorëve në UP… Jashtë normave ligjore asnjë ndërhyrje dhe ndikim nga politika. Ndërsa aspekte të tjera, gjithë ne jemi njerëz politik dhe ka aspirata politike, që mua si rektor nuk më interesojnë. Por procesi i punës, procesi mësimor, nuk do të lejoj që të ndikohet nga qarqet politike”, u shpreh ai.

Ndërsa, kryetari i Këshillit Drejtues të UP-së, Ujkan Bajra tha se në përzgjedhjen e rektorit nuk ka pasur asnjë presion dhe se kanë zgjedhur kandidatin më të mirë pas intervistimit.

“Personalisht nuk kam pas asnjë presioni ose diçka të tillë. Mendoj se asnjë prej anëtarëve të këshillit drejtues nuk kanë pasur diçka të tillë. Megjithatë në bazë të prezantimit të intervistave, ky këshill ia ka jep besimin profesorit Naser që të qeverisë me universitetin në katër vjetët e ardhshme”, tha ai.

Transparencën e këtij procesi e vlerësoi edhe kandidati që nuk arriti të bëhet rektor, Faton Berisha.

“Kam shpresë që Këshilli nuk do të jetë i ndikuar nga jashtë, as nga grupet e interesit e as nga politika”, u shpreh ai.

E fjalë të mira për këtë proces shprehu edhe anëtari i shoqërisë civile, Rron Gjinovci, i cili e monitoroi tërë këtë proces.

“Në bazë të pyetjeve që janë zhvilluar mund të them si monitorues që nuk kam mundur me vërejt ndonjë tendencë ndaj ndonjërit kandidat nga anëtarët e Këshillit Drejtues. Mund të konstatoj që procesi deri këtu ka shkuar normal”, tha ai.

Zgjedhja e rektorit të ri u zvarrit disa javë për shkak të kandidatit Zenun Halili, i cili më herët ka qenë anëtar i Këshillit Drejtues të UP-së dhe të njëjtit me anë të ligjit i mohohej e drejta e ushtrimit të pozitës zyrtare në afat prej dy vjetësh prej kohës së përfundimit të kontratës.

Back to top button