​Ambasada amerikane: Rruga Deçan-Plavë, vetëm sipas vendimit të Gjykatës

 

Ambasada e SHBA-së në Prishtinë është deklaruar në lidhje me ndërtimin e rrugës që lidh Deçanin me Plavën.

Në një postim në Facebook, ambasada shkruan se zgjidhja për ndërtimin e rrugës që lidh Deçanin me Plavën duhet të gjendet brenda kornizave të cilat janë në përputhje të vendimit të Gjykatës lidhur me kontestin pronësor në mes të Komunës së Deçanit dhe Manastirit.

“Bashkëpunimi dhe angazhimi për zgjidhje që respektojnë vendimin e gjykatës është e vetmja rrugë përpara që çon në një zgjidhje të vërtetë. Takimi i kryeministrit sot me kryetarin Ramosaj është një hap në drejtimin e duhur”, shkruan ambasada.

Me qëllim të gjetjes së një zgjidhjeje të dakorduar me të gjitha palët e përfshira në këtë çështje, kryeministri Avdullah Hoti dhe kryetari i Decanit, Bashkim Ramosaj u pajtuan që të pezullohen punimet në rrugën R108, e cila përshkon një pjesë të zonës së mbrojtur pranë Manastirit të Deçanit./21Media

 

 

Back to top button