Prioritete e AAK-së në Vushtrri

Në debatin “Zgjedhjet Komunale 2021” në RTV21 programin e tyre sot po e shpalosin kandidatët për kryetar të komunës së Vushtrrisë.
Mensut Ademi nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës tha se plani i tyre qeverisës është qeverisja me qytetarët.
Kultura rinia, sporti dhe bujqësia janë ndër prioritetet e AAK-së për Vushtrrinë.

Në Vushtrri janë 71 mijë e 684 qytetarë me të drejtë vote. Në garë për kryetar të Vushtrrisë janë shtatë kandidatë: Nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës – MENSUT ADEMI, Jeton Salihu është kandidat i pavarur, Kosova Demokratik Türk Partisi përfaqësohet nga ERGİN SUNGURİ, nga LËVIZJA VETËVENDOSJE! ARSIM REXHEPI, Lidhja Demokratike e Kosovës XHAFER TAHIRI, NISMA Socilademokrate – ALBERT MAXHUNI dhe Partia Demokratike e Kosovës – FERIT IDRIZI./21Media
 
 
 

Back to top button