Prioritetet e Nismes për Komunën e Vushtrisë

Në garën për të parin e Vushtrrisë është edhe Albert Maxhuni nga NISMA. Në debatin ”Zgjedhjet Komunale” në RTV 21 dekalori se prioritet në programin qeverisës të tyre në Vushtrri janë arsimi, bujqesia, shëndetësia, kultura dhe sporti.
Rol të veçantë në porgramin e NISMES në Vushtrri premtohet se do kenë edhe gratë.

Në Vushtrri janë 71 mijë e 684 qytetarë me të drejtë vote. Në garë për kryetar të Vushtrrisë janë shtatë kandidatë: Nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës – MENSUT ADEMI, Jeton Salihu është kandidat i pavarur, Kosova Demokratik Türk Partisi përfaqësohet nga ERGİN SUNGURİ, nga LËVIZJA VETËVENDOSJE! ARSIM REXHEPI, Lidhja Demokratike e Kosovës XHAFER TAHIRI, NISMA Socilademokrate – ALBERT MAXHUNI dhe Partia Demokratike e Kosovës – FERIT IDRIZI./21Media
 

Back to top button