Prishje në rrjet për shkak të motit të ligë, pesë komunat më të prekura
Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike (KEDS), ka njoftuar se për shkak të kushteve atmosferike në vend, janë shkaktuar prishje në rrjetin energjetik.
“Për shkak të kushteve atmosferike dhe erërave të forta që po mbizotërojnë në vend, janë shkaktuar disa prishje në rrjetin tonë. Zonat më të prekura janë Prishtina, Gjilani, Peja, një pjesë e Ferizajit dhe Mitrovicës. Ekipet tona janë të shpërndara anë e kënd Kosovës dhe po përkujdesen që prishjet dhe problemet e shkaktuara nga erërat, t’i identifikojnë dhe të intervenojnë aty ku po paraqiten mundësitë e intervenimit”, thuhet në njoftim.
KEDS njëkohësisht u ka bërë thirrje qytetarëve të kenë kujdes./21Media
