Prishtina 01 merr pikën e parë në “Elite Round” të Ligës së Kampionëve

Klubi i futsallit, Prishtina 01 ka arkëtuar sot pikën e parë në fazën e grupeve të “Elite Round” të Ligës së Kampionëve në futsall.

Pas plot 40’ minutave lojë në parketin e Pallatit të Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë, Prishtina 01 ka barazuar 3:3 me skuadrën e Dobovec.

Një autogol nga Pihler (minuta e 28’) dhe dy gola nga Maxharraj (minuta e 8’ dhe 39’) i siguruan barazimin Prishtinës 01.

Për mysafirët, golashënues ishin Pasaricek (minuta e 5’), Knezevic (minuta e 6’) dhe Cesarec (minuta e 21’).

Prishtina 01 tani ka një pikë në vendin e katërt në Grupin B, aq sa ka edhe Dobovec në vendin e tretë.

Ndeshja e radhës për Prishtinën 01 është kundër Benficas më 2 dhjetor.

Rezultati final, 3:3.

Back to top button