Prishtina-Ballkani, derbi i takon mysafirëve, Gjilani merr tri pikë të plota

Kanë përfunduar edhe dy ndeshjet e sotme të xhiros së dytë të Superligës së Kosovës në futboll.
Ballkani e ka fituar derbin e kësaj jave ndaj Prishtinës me rezultat minimal 0-1 që u zhvillua në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Golin e vetëm të ndeshjes e realizoi Ermal Krasniqi në minutën e 51-të.
Në ndeshjen tjetër, Gjilani e fitoi minimalisht sfidën ndaj Feronikelit. Golin e tri pikëve për skuadrën e Ismet Munishit e realizoi Progni në minutën e 66’ nga pika e bardhë.
Nesër zhvillohet ndeshja e fundit e xhiros së dytë ndërmjet Dukagjinit dhe Drenicës me fillim nga ora 17:00.

Back to top button