Prishtina bëhet edhe me një Qendër për të Moshuar dhe kuzhinë statike
Kështu do të duket qendra
Prishtina do të bëhet me Qendrën e Dytë Sociale për të Moshuarit. Kjo është bërë e ditur nga Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti. Ai po ashtu ka treguar se për këtë qendër do të shfrytëzohet një hapësirë në Aktash.
“Kjo hapësirë në Aktash do të kthehet në Qendren e Dytë Sociale për të moshuarit. Puna ka filluar sot.”, ka shkruar Ahmeti në Facebook ku ka publikuar fotografi të kësaj hapësire e po ashtu edhe projektin se si do të transformohet.
I pari i Prishtinës gjithashtu ka njoftuar se kjo qendër do të pajiset edhe me kuzhinë statike në të cilën do të ushqehet personat në nevojë.
“Risi do të jetë që në mbrëmje kjo qendër do të jetë edhe Kuzhina e parë statike për qytetarët në nevojë, ku secili mundet me ngrënë një shujtë të ngrohtë.”, ka shkruar Ahmeti në Facebook.
