​Prishtina dhe Ballkani ndajnë pikët në derbi

Derbi i madh i xhiros së 23-të në Superligën e Kosovës ndërmjet Prishtinës dhe Ballkani ka përfunduar pa fitues dhe me rezultatin 2-2.
Të katër golat e ndeshjes u realizuan në pjesën e dytë me Prishtinën që krijoi epërsi të dyfishtë me Pllanën dhe Krasniqin që realizuan në minutat 51’ dhe 58’.
Kur po mendohej që Prishtina po merrte një fitore të madhe, kampioni në fuqi bëri një përmbysje të madhe të rezultatit duke barazuar në 2-2 me golat e Gripshit dhe Rrahmanit në minutat 80’ dhe 90’.
Me barazim u mbyll edhe ndeshje tjetër e ditës ku Trepça’89 dhe Malisheva barazuan pa gola (0-0).

Back to top button