Prishtina e shkatërron Bashkimin

Sigal Prishtina është duke e vazhduar formën tejet të mirë në Superligën e Kosovës në basketboll, ku sot fitoi bindshëm ndaj Bashkimit, ndeshje kjo e mbetur e xhiros së 26-të të këtij edicioni.

Në palestrën “13 Qershori” në Suharekë, KB Prishtina e ka mposhtur me rezultat të thellë 101:66 KB Bashkimin.

Më të dalluarit të Prishtina ishin Derrick Wilson me 17 pikë, nëntë kërcime e pesë asistime dhe Dardan Berisha me 15 pikë, tre kërcime e tre asistime.

Ndërkaq, te Bashkimi më të mirë ishin Daniel Lekndrejaj me 15 pikë, 12 kërcime e katër asistime dhe Altin Morina me 15 pikë, pesë kërcime e katër asistime.

KB Prishtina zë vendin e parë në tabelë me 21 fitore e gjashtë humbje dhe 48 pikë të arkëtuara, krahas KB Bashkimit që renditet në vendin e pestë me 11 fitore e 16 humbje dhe në kuotën e 38 pikëve.

Rezultati final i ndeshjes, 101:66 në favor të KB Prishtinës.

Back to top button