“Dobët, shumë dobët”, Çitaku: Kurti po flet për rritje ekonomike sikur mos me jetu në Kosovë

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka thënë se kryeministri i Kosovës Albin Kurti, po flet për rritje ekonomike “sikur të mos jetonte në Kosovë”.

Çitaku tutje ka pyetur se a jeton më mirë një familje në Kosovë sot, apo para 3 vitesh.

“Kryeministri po flet për rritje ekonomike sikur mos me jetu në Kosovë. Pyetja është shumë e thjeshtë, a jeton më mirë një familje në Kosovë sot, apo para 3 vitesh. Me pagën që e merr një mësues, polic, mjek, zjarrëfikës, a arrinë të mbulojë shpenzimet bazike?”, ka shkruar Çitaku në Facebook.

Tutje, Çitaku përmendi edhe vendimin zyrtar sot të ZRrE-së, për rritje të çmimit të energjisë elektrike për 15%.

“Vetëm çmimi i energjisë sot është rritur sërish edhe për 15%. Dobët. Shumë dobët”, ka thënë Çitaku.

Energjia elektrike në Kosovë është shtrenjtuar për 15 për qind. Kështu vendosi më 30 mars Bordi i Zyrës së Rregullatorit për Energji. Tarifat e reja të rrymës do të hyjnë në fuqi nga 1 prilli./21Media

Back to top button