Prishtina eliminon Dukagjinin, kompletohet faza çerekfinale e Kupës së Kosovës

Me fitoren e sotme të Prishtinës kundër Dukagjinit është kompletuar faza e çerekfinales së Kupës së Kosovës.
Pas plot 90’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Sami Kelmendi” në Lipjan, Prishtina e ka mposhtur Dukagjini me shifrat 3:1.
Fillimisht, rezultatin i pari e zhbllokoi Leotrim Kryeziu, i cili në minutën e 9’ kalon Prishtinën në epërsi prej 1:0.
Prishtina nuk u ndal me kaq, ku shënoi edhe dy gola të tjerë përmes përforcimit të ri, Jalen Blesas, i cili shënon në minutën e 20’ për 2:0 dhe në minutën e 48’ për 3:0.
Ndërkaq, golin e fundit të ndeshjes dhe të nderit për Dukagjinin e shënoi futbollisti ukrainas, Vladyslav Khomutov në minutën e 77’.
Më herët pjesëmarrjen në mesin e tetë skuadrave më të mira në garat e kupës e kanë siguruar Llapi, Ballkani, Gjilani, Malisheva, Behari, Feronikeli’74 dhe Vushtrria.
Rezultati final i ndeshjes, 3:1 në favor të Prishtinës.

Back to top button