Franca do të dërgojë mbi 100 pjesëtarë të ekipeve të shpëtimit në Turqi

Gjithsej 139 punonjës të shpëtimit francez të sigurisë civile do të fluturojnë për në Turqi të hënën në mbrëmje për të ndihmuar në përpjekjet e kërkim-shpëtimit, tha ministri i Brendshëm i Francës, Gerald Darmanin.
Në një postim në “Twitter”, Darmanin tha se përgjigja erdhi “me kërkesë të presidentit të republikës” dhe është “pjesë e mekanizmit evropian të solidaritetit”.
“Franca qëndron në solidaritet të plotë me Turqinë në këto rrethana të tmerrshme”, shtoi ministri.
Më shumë se 2.300 njerëz kanë humbur jetën në Turqi dhe Siri nga tërmeti i fuqishëm me magnitudë 7.8 ballësh të Rihterit, i cili i goditi të dyja vendet mëngjesin e hershëm të së hënës dhe lëkundjet tjera pas tij./21Media

Back to top button