Prishtina finalistja e parë e Kupës në hendboll

 

Me turneun final të Kupës së Kosovës përfundojnë garat për skuadrat elitare të hendbollistëve.
Sot me rastin e mbajtjeve të ndeshjeve të gjysmëfinalës së Kupës, Prishtina u bë finalistja e parë e Kupës së Republikës në Hendboll në konkurrencën e femrave.

Lajmin e ka bërë të ditur Federata e Hendbollit të Kosovës, përmes facebook-ut, ku tutje ka shkruar se ”Prishtina në gjysmëfinale, të premten pasdite në Istog, e mposhti Ferizajn me rezultatin 29:21. 17:13 në të mirë të Prishtinës ishte rezultati pas pjesës së parë”.

Ndërkaq, në shkrim u  cekën edhe emrat e lojtareve që shënuan më shumë gola, Alma Nivokazi deh Ivana Bojoviq me nga 7 gola e kanë udhëhequr Prishtinën, ndërsa përsa i përket skuadrës kundërshtare atje u dallua Albulena Kelmendi e cila kishte shënuar 11 gola.

Ndryshe, skuadrat që do t’i fitojnë duelet gjysmëfinale do të përballën me njëra-tjetrën të shtunën në Istog. Ku finalja e femrave fillon prej ora 17:00, ndërsa ajo e meshkujve nga 19:15. Këto ndeshje do të transmetohen në RTV21 Plus/21Media

Back to top button