Prishtina godet me dy transferime

Në ditën që e bëri zyrtare emërimin e Debatik Currit si trajner për sezonin e ardhshëm në Superligë, Prishtina tani ka bërë zyrtare edhe dy transferimet më të reja të klubit.

Bëhet fjalë për dyshen, Drilon Islami dhe Albin Krasniqi, të cilët janë përforcimet më të reja të Prishtinës.

Drilon Islami i bashkohet Prishtinës nga skuadra e Ferizajt, edhe pse te kjo e fundit u transferua në janar të këtij viti nga skuadra e Dritës.

Në rolin e mesfushorit qendror dhe shkatërrues, Islami bëri vetëm shtatë paraqitje për skuadrën e Ferizajt në këtë edicion.

Në anën tjetër, edhe Albin Krasniqi, sikurse Drilon Islami iu bashkua Ferizajt në muajin janar të këtij viti nga skuadra e Dritës.

Krasniqi në rolin e sulmuesit këtë sezon arriti të bëj 25 paraqitje me Ferizajn, duke shënuar tre gola dhe duke regjistruar pesë asistime mbi emrin e tij.

Back to top button