“Prishtina International Autoshow” u përmbyll me sukses

Mbrëmë ka përfunduar panairi “Prishtina International AutoShow”

Ne prani të përfaqësueseve të kompanive pjesëmarrese dhe shumë qytetarëve të pranishëm, mbrëme përfundoi, panairi i parë i automjeteve të reja “Prishtina International AutoShow” ku morën pjesë 21 brende të automjeteve me modelet e tyre më të reja.

Panairi i cili u mbajt nga 11 deri me 14 maj, u vizitua me mbi 20,000 qyetar te moshave dhe gjinive te ndryshme te cilët për nga afer u njoftuan me këto brende dhe mundesitë per t’i blerë ato.

Bujar Hoxha, kryetar i Shoqates se Importueseve te Autorizuar i Automjeteve te Reja (SHIAR) ka deklaruar: “Qëllimi i ketij panairi ishte njoftimi dhe senzibilizimi i qytetareve se te pajisesh me automjet te ri, nuk eshte e veshtire dhe se tashme kushtet dhe mundesi per nje gje te tille jane shume te lehta. Numri i qytetareve qe e vizituan panairin ishte shume here me i madh sesa pritjet tona. Sipas informatave qe i kemi ka pasur edhe shitje te konfirmuara si dhe te kontraktuara qe do te porositen ne ditet ne vijim.”, perfundoi Z. Hoxha

Ndersa Fioret Pruthi, anetar i bordit dhe i keshillit punues është shprehur shumë i kënaqur me mbarevajtjene panairit . “Gjithçka shkoi shume mirë dhe me kete rast deshiroj te falenderoj te gjitha palet pjesemarrese, si kompanite importuese te automjeteve gjithashtu dhe partneret qe na ndihmuan ne organizimin e ketij evenimenti. Duke u bazu ne mbarevajtjen e ketij edicioni, besoj qe tashme ky eveniment do te behet tradicional”, perfundoi Pruthi.

Kurse Leart Zeqa, drejtor i kompanise MODUS ka thënë : “I gjithë mundi dhe perpjekja jone u shpagua me suksesin shume te madh te ketij panairi. Jemi shume te knaqur qe edhe pse ishte hera e pare, ishte i nje niveli po aq te mire sa edhe panairet e ngjashem ne rajon, dhe do te krijoj nje standard te ri te organizimit te panaireve edhe ne vendin tone. Sipas te dhenave qe ne i posedojme, mbi 20 mij qytarë e vizituan panairin gjate ketyre kater diteve,” tha ne fund Zeqa.

Panairi “Prishtina International AutoShoë” u mbajt ne sallën e Panaireve ne Shkabaj (Prishtine) dhe te pranishme ne kete panair ishin brendet: Alfa Romeo, Audi, Citroën, Dacia, Fiat, Ford, Hyundai, Infinit, Jaguar, Jeep, Land Rover, Mercedes, Nissan, Peugeot, Porsche, Renault, Seat, Skoda, Suzuki, Toyota dhe Volksëagen.

Ky panair u organizua nga Shoqata e Importueseve te Autorizuar te Automjeteve te Reja (SHIAR) ne bashkepunim me kompanine e specializuar per organizim te evenimenteve “MODUS”./21Media

Back to top button