Prishtina mirëpret festivalin e kafes dhe çajit

Pas dy vjet pauze, rikthehet aroma e kafes dhe çajit në sheshin “Zahir Pajaziti”, Prishtinë.
Javën tjetër, për tre ditë radhazi, me 11, 12 dhe 13 tetor, Prishtina do ta mirëpres edicionin e 6-të të festivalit të kafes dhe çajit.
Në një komunikatë për media bëhet e ditur se hapja zyrtare do të bëhet të martën më 11 tetor dhe orari do të zgjasë nga ora 10:00 deri në ora 21:00.
Risi në këtë edicion do të jetë pjesëmarrja për herë të parë e 5 brendeve të reja (kafes dhe çajit),duke dërguar si asnjëherë më parë numrin në 30 të brendeve pjesëmarrëse.
Të gjithë vizitorët do të kenë mundësi për t’u njohur me programet e kafes dhe çajit si dhe për t’i degustuar, pse jo të gjitha brendet prezente në një vend.
Bëhet e ditur se për dispononimin dhe argëtimin e vizitorëve, do të përkujdeset atmosfera e krijuar nga performimi i solo këngetarëve me muzikë të lehtë – jo të zhurmshme, si dhe DJ-ve të njohur vendorë.

Back to top button