Prishtina publikon formacionin zyrtar ndaj Dritës

Sot me fillim nga ora 15:00 stadiumi me bar sintetik në Gjilan do të jetë nikoqir i derbit tejet interesant mes Dritës dhe Prishtinës, ndeshje kjo e vlefshme për xhiron e 30 të Superligës së Kosovës.

Në xhiron e fundit të zhvilluar, Drita barazoi pa gola me Dukagjinin, kurse Prishtina e mposhti Ferizajn 2:0.

Momentalisht, Drita zë vendin e dytë në tabelë me 57 pikë të arkëtuara, krahas Prishtinës që renditet në vendin e katërt me në kuotën e 41 pikëve.

Takimi i fundit mes këtyre dy skuadrave daton në muajin shkurt të këtij viti, ku asokohe Drita e mposhti Prishtinën me rezultat të ngushtë 2:1.

Sa i përket ndeshjes së sotme, trajneri Debatik Curri veçse ka vendosur për formacionin zyrtar, dhe atë mund ta gjeni më poshtë.

Back to top button