“Lufta” e katërt mes Yllit dhe Pejës

KB Ylli dhe KB Peja do të përballen sot në ndeshjen e katërt të gjysmëfinales së “PlayOff-it” të Superligës së Kosovës në basketboll.

Përballja e sotme luhet në Palestrën Sportive “13 Qershori” Suharekë, kurse në ndeshjen e kaluar që u zhvillua në Pejë, KB Ylli shënoi fitore me shifrat 107:104.

Në rast fitoreje sot, KB Peja do ta siguroj finalen pasi që do t’i kishte tre fitore, kurse KB Ylli do ta barazonte serinë e ndeshjeve në 2:2.

20:30 KB Ylli – KB Peja (Palestra Sportive “13 Qershori” Suharekë).

Back to top button