Prishtina së shpejti pajiset me kamera të sigurisë me inteligjencë të lartë artificiale

Kryeqyteti i Kosovës, Prishtina së shpejti do të pajiset me kamera të sigurisë të cilat do t’i monitorojë policia e vendit.

Kryetari i Prishtinës Përparim Rama njoftoi se ato do të vendosen në fillim vitit që sapo hymë.

“Këto kamera kanë një inteligjencë të lartë artificiale, prodhim amerikano – kanadez, të cilat do t’na ndihmojnë që përmes policisë, të bëjmë identifikimin e personave të cilët hedhin mbeturina, parkojnë në trotuare apo vende ku nuk lejohet. “, shkroi ai në Facebook.

Po ashtu, njoftoi se  përmes këtij sistemi, do të identifikohen, në kohë rekord, personat e përfshirë në vjedhje, rrahje apo çfarëdo vepre të tillë,.

“ dhe besojmë se do të ul numrin e këtyre rasteve dhe rrisë nivelin e sigurisë në kryeqytet.

Personat të cilët me makina hynë gabim në rrugë një kahëshe, bëjnë tejkalim në vi të plotë ndarëse, apo udhëtojnë me veturë të paregjistruar, do të identifikohen menjëherë nga këto kamera, të cilat do të japin sinjalet në qendrën e monitorimit në polici, duke ndikuar që shkelje të tilla të ndodhin sa më pak. Kryeqyteti do të jetë më i sigurt!”, përfundoi ai./21Media

Back to top button