Prishtina shpallet “Qytet Evropian i Sportit”, KOK: Është kjo një tjetër arritje e sportit tonë

Sot në Parlamentin Evropian, Prishtina morri epitetin si “Qytet Evropian i Sportit”.

Lajmin e konfirmoi vetë kryetari i Prishtinës, Përparim Rama i cili morri pjesë në këtë ceremoni së bashku me skitaren, Kiana Kryeziu dhe drejtorin e sportit, Granit Rugova.

Me këtë rast, tani ka reaguar edhe Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK), i cili ndër të tjera e cilësoi këtë si një tjetër arritje për sportin tonë.

“Është kjo një tjetër arritje e sportit tonë, veçanërisht Prishtinës, sukses ky në të cilin kontribuoi edhe Komiteti Olimpik i Kosovës. KOK përgëzon drejtuesit e komunës, me kryetarin Përparim Rama, dhe njëherit ju shprehim gatishmërinë për bashkëpunim në avancimin e mëtutjeshëm të sportit kryeqytetas dhe më gjerë”, shkroi në komunikatën e KOK-ut.

Back to top button