Prishtinë: Autobusët me 25 udhëtarë!

Trafiku Urban: Nuk do të lejohen më shumë se 25 persona në një autobus

Trafiku Urban në Prishtinë bën të ditur se në autobusë nuk do të lejojnë të hynë më shumë se 25 udhëtarë.

“Derisa nga institucionet e vendit është në fuqi vendimi për mbajtjen e distancës, jemi të obliguar, sikur edhe deri më tani, që autobusët tanë të udhëtojnë me numër të kufizuar të udhëtarëve”.

“Me fillimin e vitit shkollor, do të rriten shumë më tepër kërkesat për udhëtim, andaj për këtë arsye e kërkojmë mirëkuptim e qytetarëve se duke u bazuar në Vendimin e Qeverisë dhe kapacitetin e brendshëm të autobusit, nuk mund të lejohen më tepër se 25 udhëtarë”, thuhet në njoftimin e TU-së.

Back to top button