Prishtinë, kapen mbi 8 mijë litra vaj i kontrabanduar

Oficerët doganor kanë bastisur një depo të dyshuar për posedim të mallrave të kontrabanduara.
Saktësisht në periferi të Prishtinës, kanë hasur në 8346 litra vaj motoric të kontrabanduar, me origjinë nga Irani.
Sipas njoftimit, vlera e mallit kap shifrën prej 10 mijë euro.
Lidhur me këtë rast është njoftuar Prokuroria Themelore në Prishtinë dhe nën udhëheqjen e Prokurorit rasti procedohet me kallzim penal, mallrat janë sekuestruar. /21Media

Back to top button