Limaj: Ka ardhur koha që të fitojë ekipi më i mirë

Limaj tha janë bërë bashkë t’i dhënë Kosovës një mundësi

Lideri i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj tha në mbyllje të fushatës në Prishtinë se kanë mbetur dy ditë nga vendimi final ku qytetarët më 11 qershor do të thonë fjalën e tyre për drejtimin e ri për vizionin e tyre.

Limaj tha se vizionin e tyre mund ta implementojnë jo me arrogancë me individualizëm por ka ardhur koha që të veprojë si ekip në ndërtimin e vendit.

Ai tha se me ta nuk humb askush dhe se nuk janë bërë bashkë për ta mundur askënd por për t’i dhënë Kosovës një mundësi.

Kreu i Nismës shtoi se janë të gatshëm të bashkëpunojnë me shtetet fqinje por se janë të gatshëm tu dalin përballë atyre si Vuçiqi kur dëshiron rrënimin e shtetit të Kosovës. Limaj tha se bashkimi i tyre është për të fituar ekipi.

Back to top button