Prishtinë: Nesër promovohet romani i ri i J.Buxhovit

“RRUSHJA” promovohet në librarinë “Dukagjini”
Nesër (e enjte) në orën 18, në librarinë “Dukagjini” në Prishtinë, promovohet romani “Rrushja”.
Romani “Rrushja” që doli këto ditë nga shtypi, trajton plagët e luftës së fundit – dhunimet e femrave të kryera nga soldateska jugosllave, si pjesë e një koncepti morbid, që etnocidi ndaj popullatës shqiptare të përcillet edhe me “misionin e shenjtë”, të shpallur nga Kisha Ortodokse Serbe, që femrat e dhunuara shqiptare të lindin bastardët serbë!
Rrusha, është njëra ndër mijëra viktima të këtij “misioni”.
Tragjedia e Rrushës, po edhe të tjerat që e përcollën atë, pasqyrohet nëpërmes rrëfimit të të birit, që si fëmijë përjetoi dramën, ku ai, po ashtu, shfaqet si viktimë e realiteteve të reja të pasluftës nga shkaku se çlirimin nuk e përjeton si liri…
Romani u botua nga “Faik Konica”, Prishtinë dhe “Jalifat Publishing” – Houston, 2022, faqe 173.

Back to top button