Prishtinë: Policia e arreston me forcë një qytetar

 

Policia e Kosovës ka përdorur forcën për të arrestuar një qytetar në sheshin e Prishtinës të shtunën në mbrëmje.

Në një video të shpërndar në rrjtet sociale shihet se për arrestimin e një personi janë angazhuar katër policë.

Personi i arrestuar dyshohet se ishte ndalur me arsyetimin për të vendosur maskën.

Në Ligjin për luftimin e sëmundjeve ngjitëse dhe pandemive janë të qarta kompetencat dhe mandatet ligjore, duke përfshirë edhe ndëshkimet për personat që nuk i përfillin masat e nxjerra.
Një ndër to është gjoba në rast se nuk e mbani maskën. 

 

Back to top button