Prishtinë-Shkup: 13 fidane-13 vite marrëdhënie diplomatike

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani së bashku me ambasadorin e Kosovës, Florian Qehaja, sot në parkun e Çairit mbollën 13 fidane, me rastin e 13-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës. Osmani theksoi se këto 13 vjet kanë qenë të frytshme dhe karakterizohen me 53 marrëveshje ndërshtetërore. Ambasadori i Republikës së Kosovës në Shkup, Florian Qehaja, theksoi se në planin ekonomik, nga perspektiva e Kosovës, vitin e kaluar ka pasur rritje komerciale të eksporteve për 100 për qind. Nga pikëpamja politike, Qehaja nënvizoi se ka bashkëpunim të shkëlqyeshëm me Shkupin dhe me të gjithë aktorët politikë dhe se shpreson që marrëdhënia do të vazhdojë të përparojë, veçanërisht në lidhje me infrastrukturën./21Media

Back to top button