Prishtinë: Uji vie sonte në orët e vona

Nga Ujësjellesi pohojnë se për shkak të turbullirës, uji do të vie me sasi më të vogla

Siç kemi rapirtuar gjatë ditës, pjesë të qytetit të Prishtinës dhe disa lokalitete rreth saj, që nga mbrëmë nuk kanë ujë. Fjala është për ato pjesë që furnizohen nga Liqeni Batllavës, ku për shkak të reshjeve të mëdha ka turbulluar ujin kurse Fabrika për përpunimin e ujit nuk ka kapacitet teknik për ta bërë këtë pastrim të domosdoshëm.
Sipas burimeve të Portalit 21 Media në KUR “Prishtina”, gjatë ditës ekipet e Kompanisë së Ujësjellesit Rajonal kanë qenë të angazhuara në terren.
“Jemi duke punuar në atë drejtim, kemi fillar me prodhim me kapacitete të vogla për shkak të turbullirës së ujit pas reshjeve të fundit, dhe se mendojmë se në orët e vona të natës do të vie uji në sasi të limituara edhe në pikat më të larta si më kritike në raste të këtilla”./21Media

Back to top button