Prishtinës i rikthehen dy yje në stërvitje

Kushtrim Gashi dhe Kreshnik Uka janë rikthyer në stërvitjet e skuadrës së Prishtinës.

“Pas operimit nga lëndimi që la për shumë kohë jashtë fushave, Kushtrim Gashi e Kreshnik Uka sot iu kanë bashkëngjitur skuadrës në seancat e përbashkëta stërvitore,” ka bërë të ditur klubi bardh e kaltër.

Kryetrajneri Egbo tani e tutje në pesë ndeshjet e mbetura mund të llogarisë në shërbimet e të dy futbollistëve.

Prishtina ka mbledhur 18 pikë nga 14 xhirot e Superligës së Kosovës dhe renditet në vendin e pestë në tabelë./kp

Back to top button