Pritet lehtësim i masave kufizuese kundër Covid 19
Pas mbledhjes së Komitetit për menaxhim të pandemisë, ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi tha se kanë rekomanduar lehtësim të masave antiCOVID.
Latifi tha se për shkak të situatës pandmike janë krijuar kushtet për lirim të masave.
Ai tha se ora policore është zhvendosur në orën 00:00, ndërsa puna e gastronomia lejohen deri në orën 23:00.
Ndër masat që do të lehtësohen është edhe hapja e fitneseve, raporton RTV21.
Masat do të miratohen nesër dhe hyjnë në fuqi të shtunën./21Media