Pritet ngritje e ekonomisë deri 1.5 për qind në Gjermani

Qeveria gjermane paraqiti të mërkurën parashikimet për rritjen ekonomike për vitin 2017-2018, në një treg të fuqishëm të punës dhe kërkesë të brendshme të qëndrueshme, pavarësisht pasigurisë globale

Ministrja e Çështjeve Ekonomike, Brigitte Zypries, u shpreh optimiste lidhur me pikëpamjet e fundit, duke shtuar se ekonomia duhet të rritet me 1.5 për qind këtë vit, ndërsa në vitin 2018 pritet të rritet me 1.6 për qind.

Në janar, Berlini kishte parashikuar për  vitin 2017, një normë rritjeje prej 1.4 për qind dhe 1.5 për qind për vitin e ardhshëm, ndërsa papunësia parashikohet të ulet, qeveria pret një rritje të punësimit nga kompanitë për vitin 2018 deri në 44.4 milionë, dy milionë më shumë se në vitin 2013.

Sipas raportit të Ministrisë së Punëve të Ekonomisë dhe Financave, konsumi privat duhet të rritet me 1.4 për qind në vitin 2017-2018.

Eksportet gjermane parashikohet të rriten me 3.3 për qind këtë vit dhe 3.8 për qind për vitin 2018.

Back to top button