Pritet rikthimi i Muller në Kombëtaren gjermane

 

Trajneri i kombëtares gjermane të futbollit, Joachim Low dëshiron të sjellë mesfushorin e Bayern Munchen, Thomas Muller, në Euro 2020 këtë verë, raportoi tabloidi “Bild”.

Sipas raportit, Low tashmë e ka thirrur lojtarin dhe ka treguar se ai dëshiron ta rikthejë atë në ekipin kombëtar.

Trajneri nuk dha komente për këtë çështje.

Muller për herë të fundit luajti për Gjermaninë në Nëntor 2018 në Nations League.

Në muajin mars 2019, ai u përjashtua nga ekipi kombëtar së bashku me Jerome Boateng dhe Mats Hummels.

Back to top button