Pritet rritje e temperaturave në Kosovë javën e ardhshme

Gjatë javës së ardhshme pritet rritje e temperaturave në Kosovë. Kështu ka njoftuar Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.
Sipas njoftimit, të hënën pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara, kryesisht rreth relievit malor. Të martën pritet të mbajë mot i ngjashëm, me kushte pothuajse të ngjashme meteorologjike, në mesditë temperaturat maksimale do të jenë më të ulëta për 1-2 gradë se dita e hënë.

Ndërkaq të mërkurën do të mbajë mot me diell dhe vranësira të pjesshme. Mëngjesi sikur edhe ditët tjera do të jetë me ngrica të dobëta, ndërsa gjatë ditës grafiku i temperaturave do të rritet

Të enjten do të mbajë mot kryesisht i ngjashëm, temperaturat e mëngjesit do të jenë më të ulëta se ditët paraprake, por mesdita shënon rritje për 2-3 gradë Celsius se ditët tjera. Ndërkaq të premten java përmbyllet me mot relativisht të ngrohtë, pasi që grafiku në fushat termike do të shënojë amplitudën maksimale të javës./21Media
Back to top button