Pritet zgjatja e orarit të gastronomisë dhe lëvizjes

Asociacioni i Komunave të Kosovës, po kërkon nga Qeveria që të hiqen maskat dhe ora policore. Në takimin që sot AKK ka mbajtur me ushtruesen e detyrës së ministres së Shëndetësisë, Dafina Gexha-Bunjaku, janë diskutuar masat kundër COVID-19.
Kryetari i AKS-së, Sazan Ibrahimi, ka thënë se mbetet kërkesë e tyre që të hiqet ora policore dhe mbajtja e maskave në ambientet e hapura.
Por siç thotë ai, Qeveria ka vendosur që të dy këto masa kundër COVID-19 të mbeten në fuqi.
”Kërkesat tona ishin që në kuadër të miratimit të masave të reja, të ndryshojë ajo për orën policore dhe mbajtja e maskave. Duke i parë edhe vendet e rajonit, është e pakuptimtë që në Kosovë kur kanë rënë rastet pothuajse në tërësi, të mbahet ora policore dhe maskat”, ka thënë ai.
Në masat e reja kundër COVID-19 që pritet të shqyrtohen dhe miratohen nga Qeveria, do të ndryshojë vetëm orari i lëvizjes që do të jetë nga ora 24:00 deri në ora 05:00 dhe zgjatja e orarit të punës për gastronominë deri në ora 23:00.

Back to top button